Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga publikimi i projektit më të ri të Selena Gomez, “Lose You To Love Me”, kushtuar ish të dashurit të saj Justin Bieber i cili sapo lidhi kurorë me modelen Hailey Baldwin.
Teksa kënga ka bërë që mijëra fansa t’i vërsulen çiftit më të ri të showbiz-it për dhimbjen që i shkaktuan Gomez, kjo e fundit vendosi të lançojë një tjetër ‘bombë’.
Ashtu si “Lose You To Love” edhe kënga më e re e saj është xhiruar nga iPhone dhe quhet “Look at her now”, një tjetër hit i 27-vjeçares që i kushtohet sërish këngëtarit kanadez Justin Bieber.
Në prurjen ritmike Selena flet për faktin se lidhja e saj e dështuar e ndihmoi të shndërrohej në një grua më të mirë dhe është e lumtur që i shpëtoi një marrëdhënieje toksike.