Health & Beauty

Njihuni me arsyet se pse vdesin qelizat e brendshme të veshit!

Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye të fshehtë pse qelizat e veshit të brendshëm humbasin jetën dhe çfarë do të thotë kjo për parandalimin e humbjes së dëgjimit. Proteinat, të njohura prej kohësh si të domosdoshme për dëgjimin, kanë një funksion tjetër të pazbuluar më parë; ato veprojnë si “portierë” që lëvizin molekula yndyre përmes membranave të qelizave. Kur ky funksion shkon keq, për shkak të mutacioneve gjenetike, dëmtimeve nga zhurma ose disa ilaçeve, qelizat delikate të ndijimit të zërit mund të vdesin, duke shkaktuar humbje të përhershme të dëgjimit.

Brenda veshit tonë të brendshëm ndodhen qeliza të specializuara të quajtura qeliza floku, të cilat konvertojnë dridhjet e zërit në sinjale elektrike që shkojnë në tru. Këto qeliza kanë projeksione të vogla të ngjashme me flokët, të quajtura stereocilia, të vendosura në tufë. Kur dridhjet e zërit përkulin këto projeksione, hapen kanale që lejojnë kalimin e joneve brenda qelizës, duke nisur sinjalin që bart zërin tek truri.

Por kur këto proteina-kanal dështojnë, qelizat e flokut vdesin dhe humbja e dëgjimit bëhet e përhershme. Proteinat kyçe TMC1 dhe TMC2, të studiuara prej vitesh si makineri molekulare që konverton zërin në sinjale elektrike, kanë një rol tjetër të veçantë. Studiuesit zbuluan se këto proteina nuk veprojnë vetëm si kanale jonesh, por gjithashtu rregullojnë membranën e qelizës. Kur ky funksion i membranës dështojnë, qelizat humbasin jetën.