Peshku i quajtur Methuselsah, i cili ndodhet në një akuarium muze në San Francisco dhe me moshën 90 vjeçare sa besojnë biologët, konsiderohet më i vjetri në botë. Megjithatë, nuk është kjo e gjitha ajo që e bën atë të veçantë.
Ky bivalv australian u quajt Methuselah dhe u emërua pas një qenie që jetoi 969 vjet dhe besohet të jetë gjyshi i Noas. Është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 18 kilogramë dhe është sjellë në muze në vitin 1938. Megjithëse nuk është përcaktuar kurrë zyrtarisht, besohet të jetë femër.
Mbajtësi dhe biologu i peshkut, Allan Jan, pohon se ky peshk nuk është si të tjerët. Është një krijesë e butë që kënaqet me përkëdheljen dhe shoqërinë e njerëzve.
Ndonjëherë frikësohet, por kryesisht është mjaft e qetë.

Charles Delbeek, kurator i Akuariumit ‘Steinhart’ shprehet se ky peshk është unik në ushqimet që ha.
Domethënë, i pëlqen të hajë fiq të freskët të stinës, asnjëherë të ngrirë. I pëlqen gjithashtu të hajë boronica, rrush, peshk, butak, karkaleca dhe krimba toke.
Publiku mësoi për Methuselah në vitin 1947, kur u shkrua për një “krijesë të çuditshme” me luspa të gjelbërta që duken si gjethe. Shkencëtarët i kanë njohur këta peshq si lidhjen evolucionare midis peshqve dhe amfibëve, pasi ata kanë edhe mushkëri edhe velëza. Bivalvët australianë janë një specie e rrezikuar dhe në këtë akademi ka edhe dy të tjera, “Medium” dhe “Small”, që të dy janë më të rinj se Methuselah.

Methuselah mund të jetë peshku më i vjetër në një mjedis zoologjik në Tokë. I njohur si peshku i mushkërive Australian ose Queensland, ai është një nga vetëm gjashtë speciet e gjalla të peshkut mushkëror që merr frymë nga ajri. Methuselah erdhi në San Francisko me një anije me avull nga Australia në vitin 1938. Që atëherë, ai është mbajtur në Akuariumin ‘Steinhart’, i cili është një nga akuariumet më të larmishëm biologjikisht dhe më ndërveprues në botë.