Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për sot, e martë 18 shkurt 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime dhe alternime vranësirash, që do të pasohen me reshje lokale e të izoluara shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë pjesës qendrore të vendit, në orët e mesditës dhe pasdites. Flokë dëbore në relievet malore në veri e lindje të territorit.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina e bregdet, hera-herës  arrin deri 15 m/s, me valëzimin në dete të forcës 3 ballë. Në zonat luginore ka mjegull të dendur, mjegullinë dhe shikim të reduktuar në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/14
Diell re

Kukës
-3/5
Diell re

Lezhë
5/13
Diell re

Dibër
-2/8
Diell re shi

Durrës
6/16
Diell re shi

Tiranë
6/16
Diell re shi

Elbasan
5/15
Diell re shi

Berat
5/16
Diell re shi

Vlorë
6/15
Diell re

Korçë
-2/8
Diell re
Gjirokastër
2/15
Diell re
Sarandë
6/17
Diell re