Sot është dita e tretë që qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Fillimisht, projekti pilot po zbatohet në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke, pa asnjë kosto shtesë për abonentët.
Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit dhe synon që ta bëjë pagesën më të shpejtë, më të sigurt e më të lehtë për qytetarët. Përmes pagesave me kartë, ata përfitojnë shërbim të shpejtë e komod pasi transaksionet kryhen menjëherë.
Pagesat e faturave të energjisë elektrike përmes kartës ofrojnë siguri më të lartë duke shmangur mbajtjen e shumave të mëdha në dorë.
Krahas pagesave me kartë, klientët e OSHEE-së mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe fizikisht në sportelet përkatëse, përmes platformës e-Albania apo kanalet alternative si Posta Shqiptare, pikat e transferimit të parave, si dhe bankat e nivelit të dytë.