Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.
Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.
Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.
Rikujtojmë se mbrëmjen e sotme, pas nominimt ‘kokë më kokë’ mes Laertit dhe Valbonës, banorja përfundoi rrugëtimin e saj.
Publiku ka vendosur dhe Valbona i jep fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, pa pranuar të përcillet nga banorët e tjerë të shtëpisë ashtu sikurse e do tradita. Të vetmit që e kanë përciellë te dera e kuqe ka qenë Jozi, Gjesti dhe Loredana. Ndërsa insistimit të Laertit për ta takuar, Valbona i është përgjigjur duke thënë: Stop, faleminderit. Suksese.