Aktualitet

Protesta te Parlamenti, ujë drejt protestuesve/Ka përplasje!

Janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në zonën pranë Pedonales, para fillimit të seancës plenare në Kuvend.

Policia po hedh ujë, gaz lotsjellës e spray me piper me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu.

Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur për nga godina e Kuvendit. Disa prej pjesëmarrësve kanë nisur të shfaqin probleme me frymëmarrjen.