Ne të gjithë duam të regjistrojmë momentet tona në mënyrën më të mirë të mundshme, përmes fotove. Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë të keni një aparat fotografik profesional, për të bërë fotografi me cilësi të lartë. Me disa hile të thjeshta me smartphone-in tuaj mund të dukeni mjaftueshëm bukur.
Zbuloni sekretet se si të bëni fotografi nga smartphone-i juaj si një profesionist/e:
1. Kërkoni modele kur bëni fotografi.
Gjetja e modeleve është një mënyrë e mirë për të krijuar kompozime ‘verbuese’. Ata janë të këndshëm për syrin dhe për shkak të kësaj, mund të tërheqin vëmendjen për foton tuaj. Mund të jenë objekte, lule ose një model gjetheje. Sa më natyrale, aq më mirë. Kur bëni një foto me telefonin tuaj, kërkoni për një kënd të mirë.

2. Përdorni sa më shumë dritë natyrale.
Ky është një sekreti kryesor i një fotoje të mirë. Shkrepjet me cilësi më të lartë bëhen me dritë natyrore. Provoni dhe përdorni dritën natyrale sa më shumë që të mundeni, veçanërisht sapo dielli të lindë ose pak para perëndimit të diellit. Një blic nuk përmirëson mungesën e dritës dhe mund të humbni cilësinë.

3. Përkuluni për të fotografuar ndërtesa të larta.
Së pari, vendosni kamerën e telefonit tuaj në modalitetin panoramik dhe rregullojeni atë në një kënd të gjerë. Pas kësaj, qëndroni përballë ndërtesës, pastaj përkuluni prapa ndërsa bëni foton. Do të shihni se sa bukur bëhet fotografia me të gjithë ndërtesën dhe një vështrim të qiellit.

4. Përdorni ujin si një pasqyrë natyrale.
Pas një dite shiu, mund të keni një shans për të bërë disa fotografi befasuese duke përdorur pellgje si pasqyra. Ajo që mund të bëni është të rrotulloni telefonin tuaj vertikalisht, të uleni poshtë dhe ta vendosni atë vetëm mbi sipërfaqen e ujit. Kjo do të krijojë një efekt reflektimi dhe do të kapë foton në një mënyrë krijuese.

5. Përdorni një CD për të krijuar selfie me efekt ylber.
Për të krijuar një efekt ylberi në ‘selfien’ tuaj, përdorni një CD. Gjeni një vend të mirë me dritë natyrore, në mënyrë që të gjeni këndin më të mirë që të reflektojë ngjyrat e ndritshme mbi ju. Shkrepni foton dhe shikoni rezultatin artistik.

Je dikush që urren procesin e të bërit fotografi? Përpiqeni ta shmangni sa më shumë kamerën, pasi ju nxjerr disa kilogramë të padëshiruar? Nëse përgjigja është po, ju tregoheni tepër kritik me veten dhe mendoni se dilni keq në çdo fotografi ose ndoshta “ndrydheni” para kamerës dhe filloni të silleni çuditshëm, por fatmirësisht ky artikull do t’ju tregojë disa truke të vogla se si mund të dukeni mirë.
Ju rikujtojmë, se së fundmi, Norvegjia ka miratuar një ligj i cili prek editimin e fotove dhe i dikton krijuesit të përmbajtjes që ta tregojë kur në foto është ndërhyrë apo janë shtuar filtra. Kjo gjë bëhet në një përpjekje për të zgjidhur çështjet e lidhura me imazhin e trupit në shoqëri.