Botë e Çuditshme Health & Beauty

Njihuni me shtetin që e ndalon me ligj postimin e fotove me ‘photoshop’!

Së fundmi, Norvegjia ka miratuar një ligj i cili prek editimin e fotove dhe i dikton krijuesit të përmbajtjes që ta tregojë kur në foto është ndërhyrë apo janë shtuar filtra. Kjo gjë bëhet në një përpjekje për të zgjidhur çështjet e lidhura me imazhin e trupit në shoqëri.

Legjislacioni dikton që çdo foto ku forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga ‘re-touch’ ose manipulime të tjera, duhet të shënohet si e modifikuar.

Legjislacioni kërkon po kështu që personazhet e famshëm dhe influencuesit e rrjeteve sociale të vendosin një shënim nëse paguhen apo përfitojnë në çdo lloj mënyre nga postimi.

Ministria norvegjeze e Fëmijëve dhe Familjes deklaroi se editimi i fotove luan një rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët dhe kontribuon në presionin që u bëhet njerëzve për trupat e tyre.

Ligji ka për qëllim t’i kushtojë në mënyrë të vecantë vëmendje se si portretizohen gratë në shoqëri dhe çfarë roli mund të luajë kjo në pasiguritë e tyre.

Ajo është një nga vajzat më simpatike dhe më të ëmbla të ekranit. Bëhet fjalë për modelen Lei Kraja e cila së fundmi gjatë një bisede virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, është pyetur nëse përdor photoshop në fotot e saj. Nuk do ta besoni por Lei ka dhënë përgjigjen më epike të mundshme.

Rikujtojmë se në emisionin “Live from Tirana” pak kohë më parë për të folur rreth një teme shumë delikate siç është anoreksia/bulimia ishte e ftuar fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi. Para disa kohësh Anjeza krijoi një fushatë me disa nga blogeret më të njohura në vend të cilat pozuan trupin e tyre pa filtra dhe dha edhe një mesazh për të gjitha vajzat që kanë probleme me të pranuarit të vetes ashtu siç janë.

Para pak muajsh ylli i “KUWTK”, Khloe Kardashian u kthye në epiqendrën e vëmendjes për një ‘selfie’ të postuar në rrjetet sociale ku nuk dukej aspak vetja. Pamja e saj ishte e kuruar aq shumë saqë publiku mendoi se ajo i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve në fytyrë. 

Ndërkaq, aktorja e famshme Eva Mendes është shprehur se nuk është asnjëherë e bukur dhe perfekte dhe se fotot se saj shpeshherë janë të edituara si pjesë e fushatave të ndryshme me markat të cilat bashkëpunon.

E ndërsa fotoshopi është një trend i kohëve moderne, redaktimi dhe ndryshimi i imazheve daton që vite përpara. Ka shumë raste kur teknikat e manipulimit të fotografive janë keqpërdorur, madje edhe për të ndryshuar historinë disa herë. Disa prej tyre ndodhën shumë më përpara se të ekzistonte ‘Photoshop’.

Njihuni me disa prej tyre:

1. Joseph Stalin

Gjatë mbretërimit të tij si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga vitet 1920 deri në vdekjen e tij në 1953, Stalini ishte i famshëm për shumë gjëra, duke përfshirë edhe fshirjen nga fotot të njerëzve që nuk kishin më reputacion në sytë e tij.

2. Puro e Churchill

Shumë prej fotove ikonike të Winston Churchill paraqesin puron e tij por kjo u ndryshua dixhitalisht kur u paraqit në muzeun “The Kingdom At War Experience” në Londër. Megjithëse se pse, askush nuk e di, madje as menaxheri i muzeut.

3. Tsunami aziatik 2004 (fallso)

Ky imazh pretendohet se tregoi katastrofën e Tsunamit në vitin 2004 në Azi, por u zbulua se ishte marrë në bregdetin e Kilit.

4. Turisti ‘aksidental’ në një qendër tregtare në botë

Një nga përpjekjet më të këqija për një fotografi të manipuluar që kemi parë. Ky imazh përshkruan një turist në krye të një qendre tregtare në 11 Shtator 2001 pak para se aeroplanët të godisnin kullat. Më vonë u zbulua se Péter Guzli kishte marrë imazhin dhe e kishte edituar atë për miqtë.

5. I ndjeri Osama Bin Laden

Pas misionit për të kapur Osama Bin Laden, disa fotografi të rreme të trupit të tij u shfaqën në internet. Më e spikatura ishte kjo më poshtë:

6. David Cameron/Lule e rremë

Kryeministri britanik David Cameron u kritikua në 2015 pasi një foto e tij me një lule në xhaketë në Ditën e Përkujtimit u postua në faqen e Facebook. Lulja ishte qartazi e ‘fotoshop’-uar dhe shumë njerëz u tallën me të.

7. Benito Mussolini mbi kal

Diktatori italian Benito Mussolini e kishte edituar këtë imazh të tij për të hequr mbajtësin e kalit nga foto. Kjo ishte krijuar për ta bërë atë të dukej më ikonik.

8. Koala e zemëruar

Një nga imazhet më pak të famshme, por ndoshta më të frikshme të edituara në listën tonë është kjo koala e lagur, e cila me sa duket nuk është shumë e lumtur për t’u fotografuar. Fatmirësisht, imazhi është i rremë dhe u tregua të jetë ‘photoshop’-uar nofulla e një qeni e mbivendosur mbi koala-n.

9. Portreti i rremë i Abraham Lincoln

Një nga shembujt më të hershëm të një imazhi të ndryshuar është ky portret klasik i Presidentit Linkoln, i cili është ‘photoshop’-uar. Koka e tij shfaqet në trupin e John Calhoun.

10. Fytyrat e shumta të Hitlerit

Afër fundit të Luftës së Dytë Botërore, aleatët ishin të shqetësuar se Hitleri mund të përpiqej të shpëtonte nga Gjermania dhe të maskohej në mënyra të ndryshme, si te kjo foto.