Aktualitet

Nuk ka diell, rikthehet moti i keq!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës së sotme ka reshje shiu dhe vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti mbetet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra nuk mungojnë reshjet me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave.

Era fryn e lehtë dhe me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era është me shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/17
Re shi

Kukës
5/14
Re shi

Lezhë
11/18
Re shi

Dibër
6/12
Re shi

Durrës
12/20
Re shi

Tiranë
13/21
Re shi

Elbasan
13/21
Re shi

Berat
13/22
Re shi

Vlorë
13/21
Re shi

Korçë
10/13
Re shi

Gjirokastër
12/21
Re shi

Sarandë
5/12
Re shi