Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Nuk ka pasur ndonjëherë lidhje me Gjestin”/Amber Candy për Eglin: Kam respekt por…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

A bën pjesë Egli Tako tek këto VIP-at e mëdhenj që nuk të flasin më pas BBV?

Jo, ne kemi pasur komunikim me Eglin edhe pas daljes nga BBV, para se të fillonte koncertet. Tani është e zënë me koncertet. Gjithsesi Egli tek unë fiton një respekt. 

Si t’i duk ajo video që qarkulloi së fundmi ku Egli thërret: “Serbi, Serbi…”?

Ndoshta gjërat kur nuk bëhen natyrshëm dhe sforcohesh, del dhe keq…

Pse mori fund lidhja e Eglit dhe Gjestit sipas teje?

Nuk ka qenë ndonjëherë lidhje.