BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…
A ruan ti raporte miqësie me banorët e këtij edicioni që ishe pjesë?
Që në momentin që kam dalë nga ajo shtëpi, për mua të gjitha u shumëzuan me zero. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë. Unë jam kujtuar, por disa bëjnë si VIP-a shumë të mëdhenj dhe nuk kujtohen. Nuk themi emra, e kuptojnë vetë ata. Unë di një gjë, në momentin që kemi jetuar bashkë për aq pak sa jetuam, që kemi ngrënë bukë bashkë dhe jemi zgjuar bashkë, një përshëndetje, ose një respekt jashtë duhet ta ruajmë.
Kush janë këta që bëjnë si VIP-a?
Ata që janë bërë VIP-a. Unë nuk e mbaj veten për VIP, unë jam Amber. Janë këta që e kanë shtëpinë në Beverly Hills dhe dalin me makina të fundit (qesh).