E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë Shqipe Hysenaj. Ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth rolit të saj më të ri si opinioniste në “Fan Club” dhe ka analizuar më me detaje banorët që ndodhen në shtëpi.
A vazhdojnë të jenë miq akoma Shqipe dhe Blerando?
Jo, e kam thënë dhe më parë që ne nuk është se kemi qenë miq. Nuk kemi qenë kurrë miq, thjesht kemi ndarë një shtëpi, një dhomë.
Jonida e pyeti nëse ata do ta bëjnë filmin që kanë premtuar dhe Shqipja u përgjigj duke thënë se:
Filmi do bashkëpunim, në momentin që unë nuk kam bashkëpunim me ty, nuk kam një relatë me ty. Që kemi pasur vetëm një bashkëpunim nuk ka si të bëhet filmi.
Gjatë intervistës u diskutua edhe pjesa që në ekran është dhënë përshtypja që Shqipja dhe Ronaldo kanë një lloj përpalsje me njëri-tjetrin. Është kjo një strategji loje?
Jo, jo çfarë strategjie loje? Ronaldos siç i vjen ta thotë edhe mua si më vjen ta kthej. Ndonjëherë e qetësojmë atë gjendjen por jemi të dy të zjarrtë. Ronaldo është gazetar dhe normalisht që i vjen, unë jam tip luftarake që them: Prit njëherë se dua të dëgjohet edhe ajo e imja sepse nuk ka shanse të mbyllet me kaq.