Rajoni

Nuk miratohet kërkesa e VV-së për shkarkimin e Aida Dërgutit

“Vetëvendosje” nuk arriti të sigurojë vota për shkarkimin e Aida Dërgutit si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Dërguti siguroi mandatin e deputetes si pjesë e “Vetëvendosjes”, por më pas iu bashkua Partisë Socialdemokrate. Kërkesa e subjektit të Albin Kurtit u hodh poshtë me 26 vota kundër, 48 abstenime dhe 16 pro.