Gossip Showbiz

Nuk mjaftoi diamanti gjigant, nuk do ta besoni se çfarë dhuratash i ka bërë Cristiano Ronaldo të fejuarës së tij!

Cristiano Ronaldo besohet se ka festuar fejesën me partneren e tij prej më shumë se nëntë vitesh, Georgina Rodriguez, me një seri dhuratash luksoze që kapin vlerën e qindra mijëra paundëve.

Superylli portugez i ka propozuar martesë Georginës këtë javë, duke i dhuruar një unazë fejese mahnitëse me diamant që vlerësohet me disa milionë paund.

Ronaldo dhe Rodriguez, të cilët kanë pesë fëmijë së bashku – dy biologjikisht dhe tre nga lidhje të mëparshme të futbollistit – prej kohësh kishin ndezur spekulime se ishin martuar privatisht, pasi ai e ka quajtur shpesh “gruaja” e tij në daljet publike. Megjithatë, zbulimi i së martës i dha fund çdo dyshimi, duke e bërë propozimin zyrtar.

Festimi nuk u mbyll me unazën!

Sulmuesi i Al-Nassr i dhuroi të fejuarës së tij një Porsche Taycan elektrik të bardhë me vlerë mbi 78,000 paund, si dhe disa artikuj të modës nga markat prestigjioze Christian Dior dhe Louis Vuitton, përfshirë çanta dhe veshje me një total mbi 25,000 paund.

Ronaldo shtoi gjithashtu në listën e dhuratave dy orë luksoze: një Patek Philippe prej 42,000 paund dhe një Audemars Piguet prej 53,000 paund, duke e çuar shifrën totale të shpenzimeve për surprizën e fejesës në mbi një çerek milioni paund.