Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpashershme e afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
12/18
Diell re shi
Kukës
10/12
Diell re shi
Lezhë
12/18
Diell re shi
Dibër
6/11
Diell re shi
Durrës
12/20
Diell re shi
Tiranë
14/20
Diell re shi
Elbasan
10/19
Diell re shi
Berat
8/20
Diell re shi
Vlorë
13/19
Diell re shi
Korçë
6/14
Diell re shi
Gjirokastër
4/20
Diell re shi
Sarandë
12/21
Diell re shi