Aktualitet

Nuk ndalet aktiviteti sizmik në vend

Nuk ndalet aktiviteti sizmik në vend, pas tërmetit me intensitet 6 ballë, që u regjistrua në 11 e 1 minutë të dy ditëve më parë. Prej mesnate, raportohen 5 lëkundje.  E para ishte me magnitudë 2.4 dhe epiqendër 19 km në veriperëndim të Gjirit të Lalzit, ndërsa u regjistrua 12 minuta pas mesnate.  Tre tërmete u shënuan në fshatin Kuraten të Durrësit me magnitudë 2.2. Një tjetër u regjistrua në Lezhë në orën 03:51, me magnitudë 3.3. Nuk raportohen dëme.