Aktualitet

Nuk ndjehet mirë në orën e mësimit, ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Vlorë. Një 18 vjeçare humbi jetën rrugës për në spital, pasi më herët humbi ndjenjat në ambientet e gjimnazit “Jani Minga”. Ndonëse maturantja u transportua menjëherë në drejtim të spitalin e Vlorës, për t’i dhënë ndihmën e parë, ka ndërruar jetë. Pritet të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të saktësojë shkaqet.