Showbiz

Nuk nominohet për çmim “Emmy” ja çfarë bën Beyonce për t’i ngritur humorin fansave

Ajo nuk arriti të marrë asnjë nominim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” për dokumentarin e saj “Homecoming” që u transmetua në Netflix.

Kjo ngjarje duket se ka mërzitur dhe irrituar pa masë fansat e Beyonce të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale. Për të qetësuar gjendjen, ylli i muzikës pop ka ndarë në website-in e saj disa foto private familjare me anë të të cilave të gjithë mund të argëtohen dhe të largojnë mendjen nga çmimet “Emmy”.

38-vjeçarja ka publikuar për herë të parë disa pamje nga ditëlindja e vitit të kaluar të vajzës së saj Blue Ivy. Ajo ka zbuluar temën e festës private, veshjet e tyre, atmosferën në tërësi si dhe 2 foto të binjakëve Sir dhe Rumi të cilët ende vazhdojnë të mbeten misteriozë në sytë e publikut.