Rajoni

Akuza për afera seksuale në Parlamentin e Kosovës

Opozita në Kosovë sulmoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën ku ai ishte thirrur në interpelancë për korrupsionin. Deputeti nga nisma socialdemokrate Milaim Zeka, akuzoi edhe ndërkombëtarët. Sipas tij, çdo gjë e keqe Kosovës i ka ardhur nga EULEX-i dhe UNMIK-u. Ai madje denoncoi edhe një rast të një afere seksuale mes kryeprokurores së EULEX-it, Isabelle Arnall dhe një politikani kosovar.