Aktualitet

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do të marrin librat shkollore falas

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme që nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, tekstet shkollore tu jepen falas. Sipas vendimit “Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit”. Blerja e teksteve shkollore, realizohet nga institucioni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore. Mënyra e shpërndarjes për këtë kategori nxënësish do të përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.