Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit qytetet e ndotura të Evropës, Tirana është në mes, në të njëjtin nivel me Zagrebin, Budapestin, Vilniusis, Varshavën, Bukureshtin e Moskën. Më larg objektivave janë Ankaraja në Turqi, Shkupi në Maqedoni dhe Tbilisi në Gjeorgji. Rezultate më të mira regjistrojnë Talini në Estoni, Stokholmi në Suedi dhe Dublini në Irlandë. Të dhënat tregojnë se shumica e kryeqyteteve evropiane po dështojnë në arritjen e niveleve të rekomanduara, çka ndikon në uljen e jetëgjatësisë së popullatës.