Sport

Ofertë marramendëse për Cristiano Ronaldon, përgatitet të braktisë Arabinë Saudite!

Kristiano Ronaldo po bëhet gati të mbyllë edicionin e radhës pa trofe te skuadra e Al Nasr dhe raportohet se ky mund të jetë i fundit jo vetëm në këtë klub, por edhe në futbollin saudit.

Ylli portugez, pavarësisht milionave që ka përfituar në Arabinë Saudite, e sheh veten pa trofe dhe për një lojtar me egon e tij, ndonëse në fundin e karrierës, kjo është e papranueshme.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë të ditur se Ronaldo ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme financiare, të cilësuar “jashtë tregut” për t’u larguar nga Arabia Saudite dhe për të udhëtuar drejt Brazilit.

Atje e kërkon një prej skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve, e cila dëshiron të nënshkruajë me portugezin duke i ofruar edhe mundësinë që të provojë atë aktivitet.

Një ofertë e rëndësishme për Ronaldon i cili e ka marrë në shqyrtim dhe nuk përjashtohet mundësia të pranojë, për të luajtur vitet e fundit të karrierës së tij në vendin e “sambas”.

Kristiano Ronado është sportisti më i paguar në botë, për të tretin vit radhazi. “Forbes” ka publikuar si zakonisht listën dhe viti 2025 dominohet sërish nga sulmuesi portugez.

Ronaldo, që është pjesë e Al Nasr në Arabinë Saudite, fiton 275 milionë dollarë. 40-vjeçari është i lindur për rekordet në të ardhura. Pas tij ndjek basketbollisti i NBA, Stefen Kërri. Dhe pse diferenca është e madhe, pasi të ardhurat e tij janë 156 milionë dollarë.