Bota

OKB-ja kundër tërheqjes amerikane nga Marrëveshja për Iranin

Kombet e Bashkuara i kërkojnë Presidentit Amerikan, të mos tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, e firmosur në 2015-ën. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres paralajmëron rrezikun real për luftë, nëse dokumenti nuk ruhet. Sipas tij, “Nuk duhet flakur meqë nuk ka alternativë më të mirë, ndërsa kohët janë të rrezikshme”. Donald Trump njihet si kritik i fuqishëm i akordit të nënshkruar nga para’ardhësi Barack Obama. Ai do të shprehet më 12 Maj për tërheqjen ose jo nga Marrëveshja.