Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Një natë pas finales madhështore, u organizua Big Brother Vip Afterparty, ku ishin pjesë gjithë ish-banorët si edhe shumë artistë dhe personazhe televizive. Të ftuara ishin edhe Olsa Muhameti, si dhe Efi dhe Mikela. Por si ndihet Olsa për dy vajzat?!
Unë nuk do ndjehesha më krenare se kaq. Si Mikela dhe Efi kanë nderuar emrin e Për’puthen në BBV. Kanë treguar që janë vajza luftarake, dinjitoze, me karakter… Edhe pse janë luftuar, kanë ditur që të mbrojnë veten e tyre ashtu siç duhet dhe me dinjitet. Unë mendoj që Efi e ka fituar Big Brother-in e saj. Në rikthimin e Efit, nisa të shpresoja që ajo do e fitonte përballe Luizit. Nuk u ndjeva keq dje, teksa e pashë që doli e treta.
Ndërkohë, Efi tregon emocionet e saj pas finales së madhe.
Nuk jam fokusuar shumë te mesazhet. Unë e kam fituar BBV për aq kohë sa kam kaq shumë dashuri nga publiku.
Po Mikela si ndjehet për shoqen e saj?!
Efi e ka treguar që nga fillimi në fund. Kam qenë shumë krenare. Do doja të ishte fituesja, por ajo e ka fituar Big Brother-in e vetë.