OpenAI ka njoftuar se po teston modele të reja me Al, o3 dhe o3 mini, në shenjë të konkurrencës në rritje me rivalët si Google për të krijuar modele më të zgjuara për të trajtuar probleme komplekse. CEO Sam Altman tha se startupi me AI planifikon të prezantojë o3 mini deri në fund të janarit dhe o3 të plotë më vonë. Mbështetur nga Microsoft, OpenAI prezantoi modele o1 në shtator, të dizajnuara për të shpenzuar më shumë kohë për përpunimin e pyetjeve dhe zgjidhjes së problemeve më të vështira.
Bëhet e ditur se modelet o1 janë të afta të arsyetojnë përmes detyrave komplekse dhe mund të zgjidhin probleme më sfiduese sesa modelet e mëparshme në shkencë, kodim dhe matematikë. Ndërsa modelet e reja o3 dhe o3 mini të OpenAI, të cilat aktualisht janë në testim të brendshëm të sigurisë, do të jenë më të fuqishëm se modelet o1. OpenAI kishte nisur një garë me Al pasi prezantoi ChatGPT në nëntor 2022.
Së fundmi OpenAI prezantoi mjetin e tij të kërkimit ChatGPT ekskluzivisht për abonentët me pagesë. Tani, kompania e Inteligjencës Artificiale po e bën atë të disponueshme për të gjithë ndërsa fillon një shpërndarje më të gjerë. OpenAI konfirmoi se të gjithë përdoruesit e ChatGPT së shpejti do të kenë qasje në funksionin e kërkimit. Nëse pyetja juaj kërkon informacionin më të fundit, ChatGPT do të kërkojë automatikisht në ueb për t’ju dhënë një përgjigje të përditësuar.
Si përfundim, kompania me Al tani ju lejon të vendosni ChatGPT Search si motorin e paracaktuar të kërkimit tuaj. OpenAI po kombinon gjithashtu ChatGPT Search me modalitetin e tij të avancuar të zërit. Siç mund ta prisni, kjo lejon që asistenti zanor të kërkojë në ueb përgjigje në kohë reale dhe t’i japë ato me një ton të natyrshëm. Në thelb, ChatGPT Search po zhvillohet në një konkurrent serioz të Google.