Aktualitet

Operacion anti-drogë në Greqi, në pranga 5 shqiptarë

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Greqi. Policia greke ndërmori një operacion në Janinë, Rodos dhe Athine për të ekzekutuar 19 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria për një grup të trafikut të marijuanes dhe kokainës. Në pranga ranë 12 persona mes të cilëve 5 shqiptarë. Operacioni i policisë greke vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.