Një operacion i përbashkët Gjermani-Francë-Shqipëri ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që vidhte banesa në Europë. Mësohet se pjesë e këtij grupi janë mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro. Një nga të dyshuarit u arrestua në Kukës. Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht të 2017, pasi një grup shqiptar ra në rrjetën e tyre, për vjedhjen e një numri banesash në jug të Gjermanisë.