Aktualitet

Operacione antidrogë në Vlorë e Sarandë tre të arrestuar

Dy operacione antidrogë në Vlorë dhe Sarandë, tre të arrestuar.  Në kuadër të operacionit të koduar “Red”, Blutë e Vlorës, kapën në flagrancë shtetasin Dashamir Ademi, 28-vjeç. Policia ndërhyri ndërsa Ademi po iu shiste drogë dy personave, të cilët po procedohen në gjendje të lirë. Atij iu sekuestruan 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi parash “cash”. Ndërkaq, në Sarandë u arrestuan Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha. Dy 20-vjeçarët nga Tirana u kapën me 23 doza kokainë, në Lagjen nr.1.