Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht me një shënim në “Facebook”. Shefi i qeverisë njofton se ditën e sotme e ka lënë spitalin dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Kryesocialisti ka falënderuar ekipin mjekësor të QSUT-së dhe çdo qytetar që është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai thotë se nga sot do t’i nënshtrohet rekomandimit dhe kujdesit nga shtëpia, dhe se shumë shpejt do të rikthehet aktiv në aktivitetin e tij politik dhe drejtimit të qeverisë.
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi”- shkroi Rama.