Aktualitet

Opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes së Ligjeve

Për në këto çaste, në Komisionin e Ligjeve është parashikuar të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit: i Kryeprokurores Arta Marku dhe i Ministrisë së Drejtësisë. Por, Opozita kërkoi zyrtarisht anulimin e mbledhjes. Përmes një letre drejtuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kryetarët e Grupeve të PD-së dhe LSI-së, argumentojnë se “Raportimi u përfshi në rend dite, pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit”. Sipas Edmond Spahos e Petrit Vasilit, “Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit të Ligjeve nga Kryetari Socialist Ulsi Manja, pa u këshilluar më parë me Nënkryetarin Demokrat Enkelejd Alibeaj”. Ata vënë në dukje se “Dy raportet janë voluminoze dhe duan kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz”.