Në Armeni, lideri i Opozitës, Nikol Pashinian, bëri thirrje për një pauzë në protestat antiqeveritare. Kjo pasi Partia Republikane në pushtet dha shenja se mund ta mbështesë zgjedhjen e tij kryeministër, në votimin e 8 Majit në Parlament. Manifestimet nisën më 13 Prill dhe detyruan Kryeministrin Serzh Sarkisian të jepte dorëheqje.