Tech

Ora biologjike, Whoop 5.0 tani bën edhe analizat…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Whoop 5.0

Whoop 5.0 sapo u prezantua dhe po përpiqet fort të mos jetë më për super-atletët që flenë me puls të monitoruar dhe zgjohen me grafik në ballë. E vogël? Po, 7% më e vogël. Bateria? 14 ditë, plus një karikues wireless me 30 ditë rezervë (si të kesh Tesla në kyçin e dorës). Procesori? 60% më i shpejtë, kap të dhëna 26 herë në sekondë, më i vëmendshëm se ti në klasë. Po leje hardware-in, software-i është komplet ndryshe!

Tani të jep një “Whoop Age”, që s’është mosha jote në letër, po si po vjetrohesh realisht. Ka EKG, matje të presionit gjakut, madje po vjen edhe “Whoop Advanced Labs” ku bën analizat e gjakut dhe i sheh në app. Pra, tani është ora biologjike… me abonim. Paketat? Nga $199 në vit për fillestarët, deri te $359 për ata që duan gjithçka + versionin MG (Medical Grade = doktor me rrip sportiv).

Nëse ke menduar ndonjëherë: “po sikur ora ime e fitnesit të ishte edhe mjek, psikolog dhe coach me AI?”…Whoop 5.0 është përgjigja.