Gossip

Orinda Huta rrëfen me lot në sy mungesën e të atit: “Do doja të kisha më shumë…”

Artistja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke folur hapur për humbjen e të atit dhe boshllëkun e madh që ai ka lënë pas.

Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda tregoi se babai i saj ka qenë jo vetëm shtylla kryesore e familjes, por edhe burimi i energjisë pozitive dhe frymës së punës që ajo dhe motra mbartin sot.

Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur na duhen këto momente, nuk i kemi

-u shpreh ajo me emocione, duke nënvizuar sa e rëndësishme është të ruajmë kujtimet me njerëzit e dashur.

Moderatorja tregoi se mungesa e babait është e thellë dhe e pazëvendësueshme, por kujtimet me të e udhëheqin çdo ditë.

Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Është përpjekur gjithmonë të na japë pozitivitet, punë dhe mirënjohje. Nuk kam asgjë tjetër për t’i thënë, veçse se e dua shumë

-tha Orinda, duke emocionuar panelin dhe publikun.

Në fund, ajo theksoi se kujtimet me të atin janë sot ndër thesaret më të çmuara të jetës së saj dhe një arsye më shumë për të vlerësuar familjen dhe çdo çast me njerëzit e zemrës.