Aktualitet

INSTAT: Shqipëria, vendi me pagat më të ulëta në Europë!

8700 të punësuar në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit. Shifra, e cila është bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon nivelin e ulët të pagave që fitojnë punonjësit në Shqipëri, por pjesërisht ajo është edhe rezultat i evazionit. Sipas INSTAT, aktualisht në Shqipëri janë 665 mijë e 800 vetë të punësuar në sektorin shtetëror dhe atë privat, pa përfshirë të punësuarit në bujqësi. Kjo do të thotë se vetëm 1.3 për qind e tyre kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. Të dhënat e rendisin Shqipërinë si vendin me pagat më të ulëta në Europë.