Showbiz

Pak ditë para ditëlindjes, Travis Scott nis surprizat për Kylie Jenner

Një femre e cila ka gjithçka në jetë kur vjen puna për dhurata dikush duhet të tregohet sa më krijues, dhe mesa duket këtë gjë Travis Scott po e bën më së miri.

Reperi i famshëm ka përgatitur disa surpriza për partneren e tij Kylie Jenner dhe ky rrugëtim i bukur sapo ka nisur për të.

Ditën e kaluar ai e mbushi shtëpinë e saj me mijëra petale trëndafilash saqë ishte e pamundur që të ecje. Të gjithë cepat e shtëpisë ishin plot me petale ndërkohë që e vogla Stormi menjëherë nisi të luajë me të.

Këtë surprizë kaq të veçantë Kylie e ka postuar në rrjetet e saj sociale duke na bërë të gjithave të ndihemi pak xheloze.