Në prag të përballjes së Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit, Federata Shqiptare e Futbollit bëri një ofertë interesante. FSHF u bën thirrje tifozëve për të qënë sa më të shumtë në shkallët e “Elbasan Arena”. Si nxitje i jepet çdo njërit prej tyre që blen biletë edhe një biletë falas. Ndeshja që do të nis në orën 20:45 është paraprirë nga masat e shtuara të sigurisë. Qindra policë kanë siguruar zonën, trafiku është bllokuar ndërsa në stadium janë edhe agjentët izraelitë të sigurisë.