Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se qeveria e tij do të vazhdojë të paguajë sulmuesit palestinezë të burgosur nga Izraeli dhe familjet e tyre. Kjo u vendos pavarësisht ligjit të ri izraelit, i cili synon ta ndëshkojë këtë politikë. Sipas Tel Avivit, hapa të tillë inkurajojnë palestinezët të kryjnë sulme kundër izraelitëve.