Celebrities Gossip Showbiz

Pamjet nga momenti tensionues i çiftit presidencial në helikopter bëhen virale!

Kamera ka kapur një bisedë të dukshme të tensionuar mes Donald dhe Melania Trump ndërsa po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë me helikopterin Marine One pas vizitës në Kombet e Bashkuara në New York. Sipas një videoje të publikuar nga Sky News Arabia, çifti presidencial shihet duke u ulur përballë njëri-tjetrit ndërsa helikopteri po zbriste mbi barin e Shtëpisë së Bardhë. Në pamje, Melania tund kokën dhe bën gjeste ndaj bashkëshortit të saj Donald, i cili i kthen përgjigje duke i treguar me gisht.

Pas asaj që duket të ketë qenë një debat i nxehtë, çifti doli nga helikopteri, duke ecur dorë për dore mbi barin, ndërsa presidenti bëri një përshëndetje të shkurtër për gazetarët e pranishëm. Vizita në New York nuk ishte pa momente të tensionuara. Para fjalimit të Trump në selinë e OKB-së, shkallët lëvizëse ku ndodheshin ai dhe Melania u ndalën papritmas. Mediet konservatore e quajtën menjëherë incidentin “sabotazh dhe Jesse Watters nga Fox News madje sugjeroi se ndërtesa e OKB-së duhej të shkatërrohej. Një zëdhënës i OKB-së sqaroi më vonë se një kameraman i delegacionit amerikan kishte aktivizuar aksidentalisht mekanizmin e ndalimit. Pak më vonë, ndërsa po përgatitej për fjalimin para liderëve botërorë, teleprompteri i Trump duket se dështoi, duke e detyruar të ndalej për rreth 15 sekonda.