Aktualitet

Panariti: Nje spekulim mjeran, përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit

Menjëherë sapo u përmend emri i ish ministrit të Bujqësisë, erdhi edhe reagimi i tij. Përmes një postimi në Facebook, Edmond Panariti e cilësoi mashtrim, akuzën ndaj tij si të përfshirë në manipulimin e votimit të ligjit për Teatrin. “Nuk arrij ta besoj! Nje spekulim mjeran, përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij, të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit, në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme”, shkroi Panariti.