Shkon më shumë se 3 milionë, numri i personave të vdekur me koronavirus në të gjithë botën sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Më herët kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se bota po i afrohet “shkallës më të lartë të infektimit” deri më tani.
India, vendi që po përballet me valën e dytë të infektimit, ka regjistruar vetëm më shumë se 230,000 të infektuar.
Prej shpërthimit të pandemisë janë regjistruar gati 140 milionë të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq sipas shefi të OBSH-së Ghebreyesus, “shkalla e infektimit dhe e vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues”.
Ai deklaroi se në rrafsh global “numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit”.
Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë vendet më të goditura duke regjistruar më shumë se 1 milionë viktima të treja bashkë sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Javën e kaluar janë regjistruar mesatarisht 12,000 vdekje në ditë me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Megjithatë, të dhënat zyrtare mund të mos reflektojnë plotësisht numrin e saktë në shumë shtete të cilat nuk përditësojnë rregullisht bilancin ditor të pandemisë.