Botë e Çuditshme

Pandemia ‘thyen’ zakonet e çiftit mbretëror!

Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do t’i kalojnë Krishtlindjet në kështjellën Windsor, për herë të parë në më shumë se 30 vjet! Këtë njoftoi njoftoi Pallati Buckingham. Tradicionalisht, çifti mbretëror e kalon sezonin e festave në rezidencën e tyre në Sandringham, Norfolk, por pandemia duket se i ka frenuar.

Përballë gjendjes shëndetësore, sovrania 94-vjeçare dhe burri i saj 99-vjeç, i cili ka një shëndet të brishtë, vendosën të qëndrojnë në rezidencën e tyre në periferi të Londrës. “Pasi shqyrtuan të gjitha këshillat e duhura, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë vendosur ta kalojnë Krishtlindjen në qetësi në Windsor, këtë vit”,-tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Rikujtojmë, se gjatë valës së parë të COVID-19, Elisabeth II dhe Princi Philip i ndërprenë angazhimet e tyre publike dhe u izoluan në rezidencën e tyre në Windsor. Më pas, ata shkuan në kështjellën Balmoral gjatë verës, duke ndjekur traditën.

Ndërsa, qeveria britanike njoftoi një bllokim në Krishtlindje, javën e kaluar, duke lejuar bashkimin deri në tre familje për pesë ditë nga 23-27 dhjetor. Pallati Buckinghamit ende nuk ka sqaruar nëse pjesa tjetër e familjes mbretërore, përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e sovranes, do të udhëtojnë në Windsor.