Neuroshkencëtarja dhe studiuesja e UAP-ve, Dr. Julia Mossbridge, ka dhënë një paralajmërim për njerëzimin në lidhje me rritjen e informacioneve rreth kontakteve të supozuara me jashtëtokësorë.

Pas zbulimit të një sfere misterioze në Kolumbi, që disa besojnë se mund të jetë teknologji aliene, Mossbridge deklaroi për “Fox News” se bota po përballet me një të vërtetë të madhe:
Po e kuptojmë se nuk kemi kontrollin që menduam se kishim.
Ajo thekson se zbulimi i jetës aliene mund të tronditë botëkuptimin e njerëzve dhe se shumë janë të papërgatitur për një të vërtetë që nuk përputhet me perceptimet e tyre aktuale.
Megjithatë, Mossbridge mbetet skeptike për natyrën jashtëtokësore të objektit, duke e përshkruar si të ngjashëm me një vepër arti.
Sfera, e cila përmban materiale të pazakonta dhe simbole misterioze, është analizuar nga shkencëtarë që besojnë se mesazhi i saj nxit një ndërgjegjësim të ri për të ndihmuar Tokën dhe për të sjellë ndryshime në vetëdijen njerëzore.