Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti vijon me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male, në mesditë e pasdite.
Në momentin e vranësirave të dendura, ka prezencë të reshjeve të dobëta të shiut në veri e lindje, por në male.
Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes, me shpejtësi 7 m/s, ndërsa në lugina, bregdet dhe male, deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë 0-22 gradë Celsius.