Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte 21 shkurt 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata e të ftohta me origjinë veriore bën që edhe për ditën e sotme, moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin, por i ftohtë sidomos në vlerat minimale gjatë orëve të mëngjesit.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 3-6 m/s, ndërsa në lugina e në bregdet, hera-herës arrin shpejtësinë 7-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në zonat luginore ka mjegull të dendur, mjegullinë dhe shikim të reduktuar në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Ngrica përgjatë akseve rrugore, në relievet malore në veri të vendit.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-1/10
Diell

Kukës
-6/3
Diell

Lezhë
1/10
Diell

Dibër
-6/8
Diell

Durrës
1/13
Diell

Tiranë
0/13
Diell

Elbasan
0/12
Diell

Berat
-1/14
Diell

Vlorë
1/14
Diell

Korçë
-6/6
Diell

Gjirokastër
-4/13
Diell

Sarandë
2/16
Diell