Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi Rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Moti vijon me kthjellime, si dhe alternime të herëpashershme me vranësira mesatare deri të dendura, me këto të fundit kryesisht në orët e mesditës e pasdites. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra, reshjet bëhen në formën e shtrëngatave, në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të vona të mbrëmjes, reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit. Mjegull e dendur dhe mjegullinë e shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut, si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era fryn e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës era fiton shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/18
Diell re shi
Kukës
10/13
Diell re shi
Lezhë
12/19
Diell re shi
Dibër
8/14
Diell re shi
Durrës
10/19
Diell re shi
Tiranë
12/19
Diell re shi
Elbasan
10/18
Diell re shi
Berat
10/18
Diell re shi
Vlorë
12/19
Re shi diell
Korçë
12/19
Re shi diell
Gjirokastër
9/16
Re shi diell
Sarandë
10/17
Re shi diell