Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e premte 28 mars 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.

Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar, sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Era fryn me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në jug, hera-herës, era në lugina do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.