Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, vijojnë vranësirat e priten shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale të pakta kthjellimi. Po ashtu, priten shira me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në jug dhe pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje, me shpejtësi nga 2 në 15m/sek në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare jugore dhe më pas kemi dobësim të erës deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat luhaten:

Shkodër
14/20
Diell re shi

Kukës
10/17
Diell re shi

Lezhë
14/19
Diell re shi

Dibër
9/16
Diell re shi

Durrës
12/22
Diell re shi

Tiranë
14/23
Diell re shi

Elbasan
11/23
Diell re shi

Berat
12/19
Diell re shi

Vlorë
14/18
Diell re shi

Korçë
8/12
Diell re shi

Gjirokastër
10/20
Diell re shi

Sarandë
11/20
Diell re shi