Gossip Showbiz

Paris Hilton po pret trinjakë?! Trashëgimtarja e famshme bën lëmsh të gjithë rrjetin!

Së fundmi janë duke qarkulluar thashetheme se trashëgimtarja e famshme Paris Hilton është shtatzënë më të fejuarin e saj, Carter Reum. Por miliarderja ka reaguar menjëherë duke i mohuar këto thashetheme dhe gjatë një episodi në “This is Paris” shprehu se:

E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazanja ime. Gjithashtu u zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë,- tha Paris Hilton, teksa shtoi se është shtazënë me trinjakë.

Por ajo e mohoi direkt këtë gjë, duke u shprehur se po bën thjesht shaka.

Po bëj shaka. Nuk jam shtatzënë. Akoma. Po pres deri pas dasmës.

Së fundmi, Paris Hilton ka shprehur se nuk ka pasur kurrë botoks ose mbushës në fytyrën e saj. 40-vjeçarja nuk e ka ndjerë të nevojshme t’i drejtohet injeksioneve kozmetike të njohura për ta mbajtur atë pa rrudha. 

Hilton mesa duket është mërzitur nga paratë dhe fokusin e ka drejtuar diku tjetër. Ylli televiziv, zbuloi gjatë episodit të së martës në ‘Just for Variety’ se nuk është më e interesuar në para pasi u përqendrua më shumë në marrëdhënien e saj me të fejuarin, Carter Reum.

Sipërmarrësja në dokumentarin e saj “This Is Paris” deklaroi që nuk do të ndalet derisa të bëhet miliardere, por theksoi se ndihet ndryshe këto ditë.