Gossip Showbiz

“Nuk më interesojnë më miliardat”, Paris Hilton ka një tjetër fokus!

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton mesa duket është mërzitur nga paratë dhe fokusin e ka drejtuar diku tjetër. Ylli televiziv, zbuloi gjatë episodit të së martës në ‘Just for Variety’ se nuk është më e interesuar në para pasi u përqendrua më shumë në marrëdhënien e saj me të fejuarin, Carter Reum.

Sipërmarrësja në dokumentarin e saj “This Is Paris” deklaroi që nuk do të ndalet derisa të bëhet miliardere, por theksoi se ndihet ndryshe këto ditë.

Ishte një qëllim i imi më parë sepse nuk isha e lumtur në jetën time personale. Dhe gjithashtu thjesht duke kaluar nëpër ato që kalova, unë gjithmonë i shihja paratë si liri dhe pavarësi. Dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse thjesht e kisha atë si fokusin tim në jetë. Dhe tani që jam shumë e lumtur dhe e dashuruar në jetën time personale, nuk më interesojnë më miliardat. Më interesojnë fëmijët.

Edhe pse nuk foli më tej për krijimin e një familje, ajo më parë ka shprehur interesim për këtë temë. Në një intervistë të mëparshme, Paris tha se ajo dhe Reum ‘mezi po presin’ për të krijuar një familje së bashku.

Së pari dasma, më pas fëmijët.

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi, Paris Hilton theu heshtjen mbi videon e seksit që ka bërë me ish të dashurin e saj Rick Salomon.

Rikujtojmë gjithashtu se në një ndër eventet më të rëndësishme muzikore, “American Music Award”, ndër ata që parakaluan tapetin e kuq ishte edhe trashgimtarja e famshme, Paris Hilton, e cila i kishte besuar veshjen e saj dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahitit.